Infeksionet vaginale, simptomat që nuk duhet të injoroni

Një infeksion vaginal është një infeksion i vaginës me simptoma të ngjashme me një IST. Nuk është një IST. Infeksioni shkaktohet zakonisht nga një kërpudhë (kandida) ose nga baktere (vaginoza bakteriale).

Ju mund të parandaloni shumicën e infeksioneve vaginale nëse ju kujdeseni për vaginën tuaj.
Antibiotikët dhe stresi mund të shkaktojë gjithashtu infeksione vaginale. Merrni antibiotikë vetëm kur është e nevojshme.

Ju mund të keni një infeksion vaginal nëse keni një ose më shumë të simptomave të mëposhtme:

  • rrjedhje vaginale që është ndryshe nga zakonisht:
    • rrjedhje lëngjesh që vijnë erë të keqe;
    • shumë rrjedhje që ngjan me ujin ose e bardhë dhe e thërrmueshme.
  • dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale;
  • acarim, kruajtje ose skuqje të vaginës dhe zonës rreth saj;
  • dhimbje kur urinoni;
  • ënjtje të buzëve gjinore.

Nëse mendoni se keni një infeksion vaginal, flisni me një mjek. Një infeksion vaginal mund të trajtohet lehtësisht. Mjeku ju jep juve një recetë për një ilaç ose krem.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj