Infeksioni i rrezikshëm i zorrëve, si mund të trajtohet dhe parandalohet

Dr. Migena Qato, Mjeke në Shërbimin Infektiv, në QSUT

Mënyra më e mirë për të diagnostikuar lambliazën (infeksion i rrezikshëm i zorrëve)  është nëpërmjet testimit të antigenit në feç . Ajo çka identifikohet me këtë test është proteina e Giardia lamblia dhe më tepër se 90% e të infektuarve diagnostikohen me anë të këtij testi. (Lexoni – Lambliaza, çfarë duhet të dimë rreth infeksionit të rrezikshëm të zorrëve?)

Një tjetër mjet diagnostikimi është vëzhgimi mikroskopik i parazitit. Në mënyrë që të identifikojmë të gjithë të infektuarit, ky ekzaminim përsëritet me tre mostra të ndryshme nga çdo pacient. Krahasimisht me testin e antigenit, kërkon më tepër kohë dhe ka një përqindje më të ulet dedektimi. Por vëzhgimi mikroskopik ka avantazhet e veta duke qenë se na lejon të evidentojmë dhe patogjene të tjerë përveç lamblias, të cilët kanë shkaktuar sindromët diarreike në pacientë të caktuar. (Lexoni – Shenjat paralajmëruese të lambliazës (infeksioni i rrezikshëm i zorrëve).

Trajtimi
Trajtimi më i aplikuar deri me sot për giardiazën është imetronidazole (Flagyl) për 5-10 ditë. Ka një efikasitet të mirë, rreth 75% deri 100%, por zakonisht shoqërohet me efekte anësore të rëndësishme si nauze, dhimbje epigastrike dhe cefale`.
Aktualisht metronidazoli së bashku me dy preparate të tjera, Tinidazole dhe Quinacrine janë medikamentet e aprovuara edhe nga FDA (Food and Drug Administration) për trajtimin e Lambliazës.

Ndodh në disa raste, trajtimi me secilin nga këto preparate, të dështojë në eradikimin e këtij paraziti. Në të tilla raste, preparati mund të ndyshohet, të përdoret për një kohë më të gjatë ose të kombinohet me një preparat tjetër (psh quinacrinë dhe metronidazol).

Parandalimi
• Hapi i parë fillon me kontrollin e ujit që konsumohet. Uji i pijshëm konsiderohet i tillë kur i është nënshtruar testimeve të kujdesshme nga instancat përkatëse.
• Në rast se nuk ekziston siguria e testimit të ujit të pijshëm atëherë detyrimisht duhet aplikuar zierja dhe më pas filtrimi i tij.
• Të evitohen sjelljet ekspozuese (përdorimi i akullit nga ujë i patrajtuar, larja e dhëmbëve, larja e frutave dhe perimeve)
• Larja e kujdesshme e duarve (para ngrënies, pas përdorimit të tualetit, ndërrimit të pelenave ose prekjes së kafshëve shtëpiake) ngelet gjithashtu mjeti më i mirë, i sigurt parandalues.

Burimi: Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore