Infertiliteti te femrat, si ndikon mosha?

Përgjigjja nga Arjola Musta, mjeke obstetër-gjinekologe

Gratë lindin me një numër të caktuar vezësh, përreth 1 milionë vezë. Ndërkohë që vitet kalojnë, numri dhe fertilizimi in vitrocilësia e tyre pakësohet e bie dhe bashkë me to ulet edhe fertiliteti në një femër.

Bazuar në studime, vërehet se ka një rënie të tij pas moshës 30 vjeç dhe reduktim të dukshëm pas moshës 40 vjeçe. Madje, ndërkohë që mosha kalon, ndonëse mund të ekzistojë ende një sasi e pranueshme vezësh te një femër, ato paraqiten me defekte kromozomale, duke ofruar kështu embrione jo të shëndetshme.

Kështu, për shembull, vërehet një incidencë e lartë e fëmijëve të lindur me sindromë daun nga femrat me moshë të madhe. Përpos kësaj, ky grup shoqërohet edhe me një shkallë më të lartë të aborteve spontane.

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur