Përbërësit natyral që pastrojnë mushkëritë e duhanpirësve

Mushkëritë kanë një rol jetësor në çdo njeri, përgjegjëse për sigurimin e oksigjenit me anë të frymëmarrjes dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit në frymënxjerrje.

Ato kanë gjithashtu funksionin e filtrimit të agjentëve mjedisor agresivë dhe parandalimin e krijimit të disa sëmundjeve , por duke qënë organe tepër delikate ndodh të deshtojnë të kryejnë punën e tyre edhe në nivelet më minimale.

Ky mos-funksionim ndodh më shpesh tek duhanpirësit .  Duhanpirja është edhe shkaku kryesor  i crregullimeve në aparatin e frymëmarrjes si dhe shkaktarja e disa sëmundjeve kronike të tilla si kanceri.

Kur një duhanpirës vendos që ta lejë këtë ves dhe ti kthehet jetës së shëndetshme, një ndihmesë e madhe vjen dhe nga produktet natyrale që mundësojnë pastrim të mushkrive.

  1. Grejpfruti

Ky frut i shijmësh është i pasur me antioksidantë të cilët përmirësojnë në mënyrë  të ndjeshme punën e qelizave të mushkërive.

Komponentë aktivë të grejpfrutit  u rezistojnë keq-funksionimeve të qelizave dhe pengojnë në këtë mënyrë krijimin e tumoreve.

Është e këshillueshme të konsumohet rregullisht.

  1. Hurdhra

Hurdha është një nga ushqimet të cilët kurrsesi nuk mund të lihen jashtë dietës. Përqëndrimi i lartë i substancave si squfuri ka efekte inflamatore dhe antioksidante që ruajnë shëndetin e mushkërive. Ngrënia e hurdhrave ul rrezikun e sëmundjeve kronike si tek  duhanpirësit aktiv ashtu dhe tek ata pasiv.

  1. Karrota

E konsideruar si perime e pazevendësueshme në dietat ushqimore , karrotat përmbajnë vitaminat A, C, E dhe K të cilat janë të nevojshme për qelizat indore dhe ato epiteliale.

Për të neutralizuar efektet negative të nicotinës dhe lëndëve agresive të ngjashme këshillohet që karrota të konsumohet e pagatuar.

  1. Eukalipti

Eukalipti është një nga bimët më të përdorura për  përmirësimin e shëndetit të aparatit frymemarrës. E ardhur fillimisht nga Australia eukalipti është përdorur që në kohët më të hershme për qetësim të irritimeve të shkaktuara nga gjendja e keqe shëndetësore e mushkrive. Rekomandohet për heqjen e mukusit të tepërt në rrugët e frymëmarrjes dhe për të larguar simptomat e njëjta me gripin dhe të ftohtin.

  1. Lëng Aloe vera

Lëngu natyral i nxjerr nga bima e aloes përmban  agjentë të fuqishëm pastrues dhe substanca aktive që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive. Ky lëng bëhet shumë herë më i dobishëm kur kombinohet me mjaltë dhe pak pika lëng limoni.

Burimi:  stetohealth.com

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse
Skleroza e shumëfishtë, rreziku shëndetësor i moshave të reja