Kryefaqja Dieta Inshanoo Humus Bar sjell në Shqipëri një nga recetat më të lashta...

Inshanoo Humus Bar sjell në Shqipëri një nga recetat më të lashta të gatimit në botë

0
Shpërndaje
dav

Blertina Koka

Një nga recetat më të lashta të gatimit në historinë e njerëzimit, për të cilin njerëz në të gjithë botën udhëtojnë me mijëra kilometra për ta provuar dhe shijuar, e gjeni tashmë në restorantin më të ri të hapur në Tiranë, Inshanoo Humus Bar.

Është i pari restorant oriental në Shqipëri që ofron gatime me produkte autentike (të importuara direkt nga vendet e Lindjes së Mesme).

Humusi nuk është një ushqim, apo vakt, është pjesë e historisë së vendeve të Lindjes së Mesme. Shumë nga këto shtete e konsiderojnë këtë produkt ushqimor si trashëgimi të tyren. Madje, në vitin 2009, Libani po planifikonte të padiste Izraelin në një gjykatë ndërkombëtare, dhe arsyeja ishte as më pak dhe as më shumë se “Humusi”.

Në vitin 2012, regjisori australian Trevor Graham realizoi dokumentarin “Make hummus not war”, ku personazhe të ndryshëm të intervistuar flasin me aq pasion për këtë produkt, sa menjëherë të lind kureshtja, sigurisht edhe uria, për ta provuar.

Me të njëjtin pasion flet edhe Erez Ievav, pronari i restorantit Inshanoo Humus Bar, i lindur dhe rritur në Izrael. Siç edhe Erez na tregon, në vendet e Lindjes së Mesme, dhe jo vetëm, tanimë në të gjithë botën, gjen me mijëra restorante që kanë si specialitet kryesor Humusin.

“Njerëz të shtresave të ndryshëm, të pasur dhe të varfër, politikanë, artistë, njerëz të thjeshtë, të gjithë konsumojnë Humus. Të gjithë mund t’i gjesh edhe brenda një kioske të vogël, ku mjafton që të shërbehet Humus”.

Dhe kjo është fuqia e Humusit, të thyejë barrierat sociale, kulturore dhe kufitare.

Erez na tregon se vendimin për të hapur një restorant në Shqipëri e mori pas sugjerimit që i kishin bërë disa miq shqiptarë.

“Kam shumë miq shqiptarë, nga Shkodra, Vlora, Tirana, të cilët kanë qenë edhe në Izrael. Të gjithë ata, pa përjashtim, me të provuar për herë të parë Humusin, donin që ta konsumonin në çdo vakt. Çdo ditë, mëngjes, drekë, darkë, vetëm Humus.”

“Kam udhëtuar në shumë vende. Në Londër humusi është bërë shumë popullor, në Gjermani e gjen të shërbehet nëpër restorante për vetëm 20 euro, në të gjithë Evropën, Poloni, Hungari, vetëm Qiqra, Qiqra, kudo”.

Duke qenë se shqiptarët janë shumë të hapur ndaj gjërave të reja, vendosëm që ta shërbenim këtë ushqim edhe këtu. Sollëm shefin më të mirë të kulinarisë izraelite për të trajnuar stafin, sepse si recetat, mënyrat e gatimit, shërbimi, të gjitha kanë një sekret për të arritur te formula e duhur.

“Ky lloj ushqimi duhet të jetë gjithmonë i freskët, i ngrohtë. Falafeli, për shembull, duhet të jetë patjetër i freskët, nuk mund të gatuhet para një ore. Në Izrael ne i konsumojmë me pite, të cilat kanë gjithashtu një mënyrë të veçantë gatimi dhe pjekjeje”.

Dietologët në të gjithë botën, si edhe në Shqipëri, e rekomandojnë Humusin, pasi është një vakt i shëndetshëm, relativisht i lirë dhe të mban të ngopur për një kohë të gjatë.

Përbërësit e saj bazikë janë qiqrat, susami, limoni dhe hudhrat. Qiqrat, përbërësi kryesor i humusit, janë të pasura në fibra dietike, proteina, vitaminat B, magnez dhe lëndë të tjera ushqyese.

Inshanoo Humus Bar

Le të flasim pak për këtë restorantin aspak të zakontë, që të kuriozon duke filluar nga emri: Inshanoo Humus Bar. Humus u kuptua që lidhej me specialitetin e restorantit, por Inshanoo?!

Erez na tregon se fjala Inshanoo vjen nga Tunizia dhe është një mënyrë e të shprehurit të besimit që mund t’ia dalësh.

Restoranti gjendet në Pazarin e ri në Tiranë. Është një ambient i qetë, miqësor, i arreduar me shumë finesë, ku gjithçka shërbehet e freskët, pastër, dhe ajo që bën diferencën nga restorantet e tjera është shija unike që ofron. Është një shije e papërshkrueshme, që e provon njëherë dhe do përsëri e përsëri.

Restoranti ka vetëm 1 javë që është hapur dhe nuk e prisnim që do të kishim menjëherë një fluks kaq të lartë. Shumica e klientëve që kanë qenë njëherë, janë rikthyer sërish ”, tregon Endri Burrja, bashkëpronar i restorantit Inshanoo Hummus Bar.

Me prenotime, me dreka dhe darka miqsh e familjarësh, shërbime catering, restoranti ka pasur një fillim të mirë.

““Më 5 shkurt 2019 kemi inaugurimin e restorantit. Qëllimi ynë është që brenda pak muajsh të hapim mbi 20 restorante, ku specialitetet kryesore do të jenë Humus, Falafel dhe Tahini”, tregon Erez.

Çmimet, pika e fortë e restorantit

Meqenëse Inshanoo Humus Bar është një restorant aspak i zakontë, që ofron produkte aspak të zakonta, mund të të shkojë lehtësisht në mendje se çmimet janë të larta. Por, jo! Me shumë pak para mund të konsumoni një vakt të bollshëm, të shëndetshëm, me shumë lëndë ushqyese, dhe me një shije unike, që vetëm Inshanoo Humus Bar mund të ta ofrojë./ Shëndeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here