Instruksioni për prindërit, këshilla për infeksionet e veshëve

Për gazetën “Shëndet+”, Anjeza Kuçi, otorinolaringologe

Kujdes të madh duhet të kenë prindërit e fëmijëve që kanë probleme me rinitet alergjike, pra me bllokimin dhe sekrecionet nga hunda në kuadër të një pacienti alergjik apo ata me vështirësi të vazhdueshme në frymëmarrje apo gërhitje natën tek një otiti veshi bebipacient me mish të huaj në hundë te fëmijët, që mund të çojnë në probleme kronike të veshit, si grumbullime të lëngut pas daulles, që shoqërohet me ulje të vazhdueshme të dëgjimit.

Zakonisht këta fëmijë vijnë në mosha më të rritura mbi 6-7 vjeç në mënyrë të rastësishme nga prindi, sepse ankojnë për rënie dëgjimi.

Tek këta fëmijë bëjmë audiogramë, që tregon një ulje konduktive në transmetimin e tingullit dhe timpanogramën që tregon një ulje të presionit në veshin e mesit.

Zgjidhja është vendosja e tubave të ventilimit që lejon ajrosjen e veshit të mesit.

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?