ISHP: Duhanpirja e rrezikshme për adoleshentët, sjell zhvillim më të ulët fizik dhe probleme të shëndetit mendor

Adoleshentët shqiptarë janë gjithmonë e më të pritur të konsumojnë duhan. Ekspertët e ISHP vërejnë me shqetësim se numri i tyre po rritet nga viti në vit. Djemtë janë më të shumtë në numër se vajzat dhe është parë që prevalencë e duhanpirjes rritet me rritjen e moshës. Në një intervistë për Euronews Albania, Genta Qirjako specialist pranë ISHP  thotë se duhanpirja tek adoleshentët është një sjellje e rrezikshme, e cila ka pasoja afatshkrutra në shëndet.

“Në përgjithësi fëmijët që pijnë duhan vuajnë nga sistemi respiratorë, bëjnë bronkite kronike , sëmuren shpesh, vuajnë nga kolla, nga astma, ndërkohë adoleshentët që përdorin duhan herët ka një zhvillimit më të ulët fizik, nga ana tjetër lidhur me shëndetin mendor mendohet se lidhur me varësinë nga nikotina, këto adoleshent mund të zhvillojnë shenja që lidhen me ankthin dhe depresionin”, tha specialistja e ISHP-së Genta Qirjako.

Nisja në moshë të hershme e duhanit, bën që me kalimin e viteve, pasojat të rëndohen.

“Efektet afatgjata, janë efekte që lidhen me sëmundjet e zemrës, që aktualisht zë vendin e parë në sëmundshmëri dhe sëmundjet tumorale, që është kanceri i mushkërisë, këto janë dy sëmundje, që ka evidenca të padiskutueshme që janë të lidhura me procesin e duhanpirjes”, shtoi Qirjako.

Ekspertët vërejnë se edhe në moshat e rritura, konsumi i duhanit është një problem për shqiptarët. Ata rekomandojnë lënien e duhanit, si forma më e mirë për të mbrojtur shëndetin, por në rastet kur refuzojnë dhe nuk duan ta lënë duhanin ata thonë se kalimi në alternativa më pak të dëmshme do të ndikonte në reduktimin e dëmit.

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Lajm i mirë për pacientët me Sklerozë Multiple! NHS sjell për herë të parë ilaçin që përmirëson lëvizshmërinë
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme