Ja çfarë dhuratash mund t’u blini të dashurve tuaj për festat e fundvitit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

dhurataNjë shprehje e urtë popullore thotë: “Dhuratat i pranon dhe mbreti’. E pra, pse mos t’i duam edhe ne?

Të bësh zgjedhjen e duhur ndonjëherë është e pamundur, por me ndihmën e këtyre sugjerimeve mund të arrini më të mirën e mundshme. Këshillohet të keni kujdes edhe me mënyrën e paketimit, pasi një paketim kreativ nuk do të ishte keq si fillim!

Një biletë avioni për të kaluar Vitin e Ri jashtë sigurisht që është mrekulli, sidomos nëse jeni çift. Me siguri do të merrni në këmbim shumë buzëqeshje, përqafime dhe mbi të gjitha lumturi!

Një libër! Nëse ai/ajo është i apasionuar pas leximit dhe e keni dëgjuar përgjatë gjithë vitit të flasë rreth librave të preferuar, mbani mend çfarë i pëlqen dhe jepjani si dhuratë për festa disa libra të lidhur me një fjongo të kuqe, të shoqëruar edhe nga disa çokollata. Me siguri do të lumturohet.

Aparati celular i teknologjisë së fundit është me siguri preferenca e partnerit tuaj. Mund të ketë humbur orë duke shfletuar revista teknologjike, duke mësuar opsionet dhe përdorimin. Mos u bëni pishman për të, blijeni! E paketoni derisa të lodhet duke hapur dhuratën, por në fund do t’ju shohë në sy dhe thënien “je i mrekullueshëm” e keni të sigurt.

Aromat dhe parfumet janë fiksimi i saj/tij? Shoqërojeni edhe me një sarkazëm të lehtë, nëse ju jeni pak alergjikë ndaj aromave.

Veshjet janë të preferuarat e saj. Për më tepër, koleksionet e fundit dhe tendencat e modës, por mos u tregoni dorështrënguar; një pallto gëzofi do e kënaqë partneren tuaj. Nëse mundësia e shpenzimit nuk është aq e madhe, mendo për një shall: mjafton të jetë mëndafshi dhe shoqërojeni gjithmonëe me një produkt kozmetik.

Për nënën tuaj, tezen, një mikeshë, një kolege… Në varësi të shumës që doni të shpenzoni dhe stilit personal, mund të zgjidni nga xhupat e pelerinat e ngrohta, deri tek çantat, syzet, portofolat dhe shajet. / Gazeta Shëndet+ dhe Shëndeti Online

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës