Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta
Veprimi i demonstruar në foto, konsiderohet si një nga pozicionet bazë të meditimit.
Një studim i ri i publikuar në revistën biologjike të Psikiatrisë se Meditimit, i cili fokusohet në frymëmarrje dhe pezullimin e gjykimit dhe kritikave, zbulon se ky pozicion, ndihmon njerëzit të përballen më mirë me stresin dhe mund të ndryshojë mënyrën se si truri i tyre punon.
Për këtë studim, hulumtuesit rekrutuan 35 burra dhe gra të papunë të cilët ishin duke kërkuar punë. Në fillim të studimit, çdo pjesëmarrës iu nënështrua skanimit të trurit. Pastaj ata u ndanë në dy grupe: Gjysmat aplikuan meditim në një periudhë tre-ditore, gjysma tjetër jo.
Skanimet e trurit treguan se njerëzit që praktikuan meditim kishin ndryshime në trurin e tyre. Në mënyrë të veçantë, ata kishin ndryshime pozitive në zonat e trurit që përpunojnë reagimet ndaj stresit. Gjatë një periudhe katër-mujore meditimi, grupi që e aplikoi atë kishte nivele më të ulëta të inflamacionit trupor, krahasuar me grupin tjetër.
Burimi:glamour.com/https://shendeti.com.al


