Ja çfarë do t’jua bëjë jetën seksuale të mrekullueshme!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

jpgSipas K-Y.com, “Seksi luan një rol të rëndësishëm në avancimin e intimitetit, kryesisht në sajë të oksitocinës, ose ‘hormonit të dashurisë,’ që aktivizohet në trup gjatë aktit seksual”. Por këto hormone nuk aktivizohen vetëm nga marrëdhëniet seksuale. Ajo që ne në të vërtetë kemi nevojë më shumë është lidhja, afërsia dhe intimiteti fizik. Ja disa këshilla që duhet të ndiqni për të pasur marrëdhënie seksuale të shkëlqyera me partnerin e zemrës.

Bëjini masazh njëri-tjetrit:  Masazhi është një nga mënyrat më të mira për të lartësuar lidhjen mes jush dhe partnerit tuaj. Pavarësisht nëse bëni apo jo seks, prekja fizike ju jep një ndjesi të menjëhershme erotike.

Shijoni përkëdheljet me njëri-tjetrin: Qeniet njerëzore janë tepër sociale. Të gjithë kanë dëshirë të preken, sidomos nga njerëzit e zemrës. Fikni telefonat, televizorin, pajisje dixhitale dhe vendosni përkëdheljet prioritet gjatë natës. Ju do të habiteni se si 10 minuta përkëdhelje me partnerin mund të bëjë mrekulli për nivelin tuaj të stresit dhe afërsinë me partnerin.

Kontakti fizik, thjesht i mrekullueshëm: nën tingujt e ëmbël të muzikës mund të prekni partnerin dhe të lejoni atë t’ju prekë gjithashtu. Kjo do t’ju afrojë më shumë me njëri- tjetrin, duke stimuluar një raport magjik mes jush.

Burimi: http://www.self.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?