Ja çfarë duhet të evitoni gjatë shtatzënisë!

Përgatiti për shëndeti.com.al: Elena Beta

shtatzenGjatë shtatzënisë, shumica e femrave përballen me nevojën për të ngrënë më shumë ushqime. Pavarësisht kësaj çdo njëra prej jush duhet të kujdeset në mënyrë rigoroze për atë çka konsumon, në mënyrë që të evitojë problemet që mund t’i shkaktohen fetusit dhe nënës. Ja disa rekomandime të cilat mund t’ju hyjnë në punë nëse i zbatoni si duhet.

Mishi i pagatuar mirë: Gratë shtatzëna, duhet t’i kushtojnë shumë vëmendje produkteve të mishit që konsumojnë gjatë shtatzënisë. Kërkimet kanë dalë në përfundimin se mishi i gjallë ose i pagatuar mirë duhet të evitohet me cdo kusht pasi përmbajnë bakterin histeria në dozë relativisht të lartë.

Qumësht i pa pasterizuar: Qumështi përmban kalcium, proteina dhe minerale. Sidoqoftë nëse ai është i pa pasterizuar mund të përbëjë rrezik për helmim, prandaj evitoni të gjitha produktet e qumështit që nuk janë të pasterizuara. Kujdesuni ta konsumoni gjithmonë të zier.

Frutat ose perimet e pa lara: Gati 78% e njerëzve i hanë ose i gatuajnë frutat dhe perimet pa i larë. Duhet të kini kujdes sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë pasi pesticidet janë tepër të dëmshme. Gjithashtu në lëkurën e frutave dhe perimeve gjendetparaziti toxoplasma gondii dhe listeria. Të dy këta mund të shkaktojnë dëme të mëdha për fetusin. Të gjtiha perimet e pa lara, sidomos marulja dhe lakra duhet të evitohen.

Lëngjet e kutive: Asnjëherë mos konsumoni lëngje të përpunuara gjatë shtatzënisë, pasi janë thjesht koncentrate. Këshillohet t’i përgatisni vetë të freskëta.

Burimi: healthyfoos / shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?