Ja çfarë e dëmton më së shumti mëlçinë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

Mëlçia është organ vital i cili ndihmon në tretje, largimin e përbërësve toksikë nga organizmi dhe në absorbimin e materieve ushqyese vitale të nevojshme për mbijetesë.

Një nga shenjat e hershme të problemeve të mundshme me mëlçi përfshijnë ndryshimet e papritura në lëkurë. Kjo mund të jetë humbja e ngjyrës në lëkurë dhe shfaqja e nuancës së verdhë. Edhe thonjtë dhe majat e gishtërinjve mund të zverdhen. Arsyeja e këtyre ndryshimeve është që mëlçia nuk i largon toksinat siç do të duhej, prandaj bilirubina fillon të mblidhet nën lëkurë.

Ngërçet ose dhimbja në pjesën e poshtme të stomakut po ashtu mund të jenë shenjë që diçka nuk është në rregull me mëlçinë. Këtu kemi edhe shfaqjen e gazrave dhe presionin që e përcjellin, transmeton Koha.net. Me kohë nëse problemi përkeqësohet, mund të shfaqet edhe ascitesi. Ky është grumbullimi i lëngjeve brenda murit abdominal.

Edhe ndryshimet siç janë ndjenja ekstreme e dobësisë, lodhja ose lodhja kronike, po ashtu mund të jenë shenja të hershme të problemeve me mëlçinë.

Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë. – Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet. – Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes. – Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit. – Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokulës. – Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

Nëse ndjeni ndonjë nga këto probleme është mirë të vizitoni mjekun!

Burimi: healthyandnaturalworld

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale