Ja çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni shafran Indie çdo dite

Përshtati në shqip për : “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Është theksuar disa herë që shafrani i Indisë është një nga erëzat me përfitimet më të mëdha shëndetësore. Ai ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore mjaft të fuqishme. Ja disa nga përfitimet shëndetësore që do të keni, nëse konsumoni shafran Indie çdo ditë:

shafran indiePërmirëson tretjen: shafrani i Indisë stimulon fshikëzën e tëmthit, redukton fryrjen e barkut dhe gazrat, si dhe trajton inflamacionin e zorrëve. Por duhet të keni parasysh se, nëse vuani nga problemet e tëmthit, ju nuk duhet ta konsumoni këtë erëz.

Parandalon dhe trajton sëmundjen e alcajmerit: kjo erëz përmirëson shëndetin e përgjithshëm të trurit dhe parandalon ose ngadalëson përparimin e sëmundjes së alcajmerit.

Lehtëson dhimbjet e artritit: shafrani I Indisë vepron si anti-inflamator dhe lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga artriti.

Ul inflamacionin: duke ulur inflamacionin, kjo erëz i mundëson trupit të ruajë shëndetin e përgjithshëm. Siç dihet, inflamacioni për një kohë të gjatë është shkaktar i sëmundjeve të shumta.

Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Parandalon shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene, sepse lufton radikalet e lira dhe ndihmon në ruajtjen e qelizave të shëndetshme./ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit