Ja çfarë i ndodh trupit nëse pini kafe me stomakun bosh

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

kafe ne mengjesSiç e kemi përmendur edhe në postimet e mëparshme kafja ka përfitime të shumta, ajo është e pasur me antioksidantë, të cilat i përkasin grupit të acidit genik. Ky grup acidesh ekziston edhe në disa fruta që konsumoni çdo ditë. Antikosidantët që ndodhen në kafe mund të çojnë në reagime të shumta në trup, sidomos kur kafja pihet esëll me stomakun bosh.

A e dinit se vetëm një filxhan kafe në stomakun bosh mund të shkaktojë lirimin e acidit klorhidrik brenda traktit tretës? Ata që vuajnë nga gastriti mund ta kenë ndjerë këtë gjë. Pavarësisht përfitimeve që ka, studimet thonë që nuk duhet të konsumoni kafe me stomakun bosh. Kjo për arsye se mund të keni përkeqësime shëndetësore si inflamacion të zorrëve, fryrje të stomakut, acarime të ndryshme etj. Shkencëtarët thonë gjithashtu se nuk duhet të pini kafe menjëherë sa të zgjoheni, duhet të prisni rreth 2 orë dhe  më pas mund të konsumoni një filxhan kafe. Nëse pini kafe direkt sa zgjoheni nivelet e kortizonit do të rriten shume shpejt./ Burimi: mrhealthylife

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi