Ja çfarë mund të bëjnë 5 arra në ditë për shëndetin tuaj

Nga një hulumtim i bërë nga Universiteti i Jeilit (SHBA), u treguan përfitime të mahnitshme të konsumimit të 56 gram arrave në ditë.

arraHulumtuesit zgjodhën 46 të rritur midis moshës 30 dhe 75 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit kishin një rrezik të rritur të sindromës metabolike, e cila është një faktor ndikues në diabetin e tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Gjysma e pjesëmarrësve iu nënshtrua një diete që përfshinte rreth 56 gram arra në ditë.

Gjysmës tjetër iu dha një dietë e shëndetshme, por që nuk përfshinte arra.

Rezultatet treguan se njerëzit që konsumuan arra në dietën e tyre, kishin funksion të përmirësuar në qelizat endoteliale. Këto qeliza ndihmojnë në koagulimin e gjakut dhe formimin e qelizave të reja të gjakut, si dhe rregullimin e inflamacionit dhe kontrollin e presionit të gjakut. Arra ka përfitime të mahnitshme në shëndet për shkak të përbërësve që mbart.

Sipas studimeve të kohëve të fundit është përcaktuar se vetëm 5.5% e të rriturve (mosha 19-50vjeç) konsumojnë arra dhe kjo është një shifër shumë e vogël.  Në 56 gram arra (rreth 5 copë) në bazë ditore ju do të përfitoni 5 gram fibra, 260 ml kalium, 73 ml kalcium, 95 ml magnez, 3.7 ml vitaminë E. Nëse konsumoni arra çdo ditë, zemra juaj do t’ju falënderojë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: helathyfoodteam

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi