Ja çfarë ndodh kur shkuma e flokëve ngatërrohet me shkumën e ndërtimit…

daili mailNjë grua ka përfunduar në spital për një ngatërresë të vogël, por që mesa duket do t’i kushtojë asaj flokët. Në vend që të përdorte shkumën për t’i dhënë formë flokëve, gruaja rreth të 50-ave ka vendosur gabimisht shkumën që përdoret për ndërtim.
Gruaja është nga Evropa Lindore, ndërsa fotoja e saj duke pritur në hollin e spitalit me shkumën e ndërtimit mbi kokë ka bërë xhiron e botës.

Ashtu si kushdo që kujdeset për pamjen, edhe gruaja “misterioze” ka dashur të shfaqet sa më e paraqitshme, pasi siç thonë “flokët janë gjysma e bukurisë”.

Teksa qëndron ulur në stolin e pritjes, në fytyrën e gruas shihet edhe zhgënjimi nga “aksidenti” i vogël me shkumë, që mesa duket do t’i kushtojë prerjen e flokëve. “Shendet+”

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?