Ja çfarë ndodh nëse hiqni bukën nga konsumi i përditshëm

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Për shumë njerëz ushqimi më i preferuar është buka. Madje atyre nuk u pëlqen asnjë gjellë apo ushqim tjetër nëse nuk e konsumojnë me një fetë bukë. Më poshtë do t’ju paraqesim disa përfitime që i shtoni trupit nëse shmangni konsumimin e bukës, sidomos bukën e bardhë:

bukDo të bini në peshë: buka është e pasur me karbohidrate dhe, kur e teproni me konsumimin e saj, është e sigurtë që do të shtoni në peshë. Trupi ruan karbohidrate në formën e glikogjenit dhe ndodh që për shkak të këtyre karbohidrateve, trupi të mbajë ujë.  Çdo gram karbohidratesh në trup bën që trupi të mbledhë rreth 3-4 herë më shumë ujë. Prandaj, nëse shmangni konsumimin e bukës, një nga përfitimet që do të merrni është rënia në peshë.

Nuk do të ndiheni vazhdimisht të uritur:  buka e bardhë është plot me karbohidrate të përpunuara, gjë e cila çon në një rritje të papritur të sheqerit në gjak, që më pas bie. Këto ndryshime të papritura bëjnë që trurit t’i dërgohen sinjale të shpejta e të paqarta mbi nevojën për ushqim apo për ndjenjën e urisë.

Do t’ju rritet energjia dhe do t’ju përmirësohet tretja: buka e bardhë nuk përmban fibra të favorshme që ndikojnë në funksionimin normal të zorrëve dhe tretje. Shpesh konsumimi i bukës së bardhë mund të shkaktojë kapsllëk dhe probleme me tretjen. Kjo nuk do të thotë që buka duhet të eliminohet fare si ushqim, por duhet ta konsumoni atë në sasi të paktë dhe duhet të mundoheni ta zëvendësoni me drithëra më të shëndetshme që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak./

 Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi