Ja çfarë ndodh nëse pini një shishe (2 l) ujë në ditë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Trupi është i përbërë nga 70% ujë, kështu që konsumimi i ujit në baza ditore është shumë i rëndësishëm sidomos në stinën e verës.

Ja çfarë i ndodh trupit nëse pini 2 litra ujë në ditë:

ikonaPërmirëson metabolizmin: sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore amerikane, thuhej se nëse pini 8 gota ujë në ditë, për 12 javë trupi juaj do të funksionojë më mirë. Uji ju përshpejton metabolizmin, nxit procesin e tretjes dhe ju ndihmon të bini në peshë.

Lehtëson dhimbjet: dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke, prandaj është shumë e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë çdo ditë.

Qëndroni të hidratuar: pothuajse 80% e njerëzve vuajnë nga dehidratimi, ose e thënë ndryshe 1 në 5 njerëz vuajnë nga ky kusht. Disa nga simptomat e dehidratimit janë: marramendje, paaftësi për t’u përqëndruar, dhimbje koke, probleme me gjumin etj.

Përmirëson lëkurën: sasia e duhur e ujit në baza ditore ju ndihmon të keni një lëkurë më të hidratuar dhe më elastike. Uji parandalon shfaqjen e rrudhave në periudhë të hershme.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe