Ja çfarë nuk duhet të mungojë në tavolinën tuaj këtë vjeshtë!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

vjeshteKur vjen fjala tek frutat e stinës, çdokush prej nesh parapëlqen ti konsumojë ato të freskëta pasi përbërës si vitamina C,  mund të pakësohen me kalimin e kohës dhe sidomos nëse qëndrojnë për shumë kohë në frigorifer. Ja disa nga frutat që s’duhet të lini pa konsumuar këtë vjeshtë, pasi mund t’ju japin përfitime të shumta shëndetësore.

Mollët:
Disa studime kanë treguar se molla ka aftësi të pakësojë rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe astmës. Mollët përmbajnë rreth 85% ujë, 10% sheqer (më shumë se gjysma fruktozë) dhe fibra (si pektina, e cila ndihmon në pakësimin e kolesterolit), shumë vitamina dhe potas. Pra, shumë fibra dhe pak kalori.

Dardha:

Ndihmon në mirëfunksionimin e mushkërive dhe pakëson rrezikun e astmës së mushkërive. Fruti i dardhës përmban 85% ujë, 9% sheqer (më së shumti fruktozë), fibra, minerale si potasi, vitamina, flavonoide dhe acide organike të dobët që luftojnë veprimin acidifikues që lidhet me ngrënien e ushqimeve me prejardhje shtazore.

Fiku:
Ekstraktet e fikut përdoren prej shumë kohësh kundër kapsllëkut dhe bronkitit.
Fiqtë kanë pak më shumë kalori se frutat e tjetra, por shumë më pak nga sa mund të mendohet. Përveç të tjerash, përmbajnë kalium, kalcium, fibra, antikanina antioksiduese dhe qumështi i lëkurës së tyre është i pasur me enzima tretëse.

Burimi:  healthyfood

 

Postime të ngjashme

Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës