Ja çfarë përfitimesh shëndetësore kemi nga domatja

Më shumë se 200 vjet më parë në SHBA domatet mendoheshin si një ushqim helmues. Por tani konsiderohen ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Domatet janë quajtur ushqim funksional, sepse sigurojnë më shumë se vetëm ushqimin bazë.

sallate domate 5Domatet ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe ka shumë arsye se përse duhet t’i përdorni.

Lufton kancerin

Domatet janë të pasura me antioksidantë dhe vitamin C. Ato mund të luftojnë radikalet e lira të cilat shkaktojnë kancer. Llojet e kancerit që mund të parandalojë domatja, janë kanceri i prostatës dhe kanceri i zorrës së trashë.

Lufton depresionin

Domatet kanë acid folik që ndihmon në uljen e rrezikut të depresionit duke ndalur formimin e homocistinës në trup, që pengon ushqyesit, madje edhe gjakun që të mbërrijë në tru.

Lufton kapsllëkun

Domatet gjithashtu janë të pasura me fibra dhe kanë përmbajtje të lartë uji. Prandaj, ndihmojnë në kurimin e kapsllëkut.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeka

Postime të ngjashme

Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?