Ja çfarë sugjerojnë studimet për një gjumë më të mirë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gjumeShumica e njerëzve luftojnë me pagjumësinë pjesën më të madhe të natës. Insomnia mund ta lerë një person të shqetësuar dhe të irrituar duke shkaktuar mungesë përqëndrimi gjithashtu.

Gjetja e një zgjidhje të efektshme kërkon zbulimin e shkakut. Gati gjysma e rasteve të pagjumësisë, rrjedhin nga çështjet psikologjike ose emocionale. Ngjarjet stresuese, depresioni, ose një çrregullim ankthi mund t’ju sjellin pagjumësi. Pasi shkaku themelor është trajtuar, pagjumësia përmirësohet.

Mos shpenzoni shumë kohë në shtrat: evitoni tendencën për të shpenzuar shumë kohë në shtrat me shpresën për të rënë në gjumë. Në të vërtetë, më pak kohë në shtrat promovon gjumë më qetësues.

Përdorni shtratin vetëm për të fjetur apo për të kryer marrëdhënie seksuale:  shkoni në shtrat vetëm kur ndjeheni të përgjumur. Nëse nuk ju vjen gjumë shkoni në një dhomë tjetër dhe të bëni diçka relaksuese. Qëndroni deri sa të ndjeheni të përgjumur, dhe pastaj kthehuni në shtrat.

Relaksohuni: mendja e shqetësuar është armiku i gjumit. Teknikat për të relaksuar mendjen mund të jenë: meditimi, ushtrime të frymëmarrjes, relaksim progresiv i muskujve.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?