Ja çfarë të konsumoni nën të nxehtin e verës!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

imazhe 5Gjatë stinës së verës, kafet e ftohta, çajrat e ndryshme bimore apo edhe lëngjet e ndryshme të gazuara ose jo, konsumohen pothuajse nga të gjithë.   Megjithatë, duhet të  keni parasysh se pavarësisht shijes të mirë, lëngjet ndikojnë në shtimin e peshës së trupit por edhe nuk kënaqin plotësisht nevojat tona për lëngje, pasi duke qënë se janë të ëmbla, vetëm mund t’ju shtohet etja më shumë.

Natyrisht, gjatë verës trupi ka nevojë për sasi më të madhe lëngjesh për shkak të djersës që humb e cila mund të shkaktojë dhe dehidratim. Përveç ujit i cili rekomandohet të konsumohet në një sasi prej 6-8 gota çdo ditë, zgjedhje e mirë mund të jetë limoni i shtrydhur (por pa shtesa sheqeri) apo nëse dëshironi shije më të ëmbla, mund të shtrydhni fruta sipas dëshirës tuaj (mjedra, pjeshka, dardha, ananasi, pjeshka, kumbulla) dhe t’i shtoni akull.

Duhet të keni kujdes gjithashtu me cilësinë e ushqimeve që konsumoni dhe të evitoni ushqimet më përmbajtje veze pasi në veprim me temperaturat e larta mund t’ju shkaktojë ndonjë reaksion.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave