Përgatiti për gazetën “Shëndet+’: Elena Beta
Kjo pije përmban vetëm përbërës natyral. Duke qenë një nga pijet më të dobishme për shëndetin tonë, shafran i Indisë është përbërës kryesor i kësaj recetë, pasi ofron më shumë se 150 efekte terapeutike, përdoret si antioksidant, antikancer dhe anti- inflamator.
Shafran i Indisë dhe piperi i zi janë kombinim i përkryer për të siguruar thithjen optimale të shafranit të Indisë nga trupi i njeriut.
Ja receta:
Hapi i parë: Pasta e shafranit të Indisë
- 1/4 filxhan pluhur shafran Indie
- 1/2 filxhan me ujë të filtruar
- 1/2 lugë çaji piper i bluar
Vendosini përbërësit në një tas dhe vendosni tasin mbi zjarr. Përzieni masën deri sa të përfitoni një pastë të trashë. Pas gatimit, mbajeni përzierjen në një tas dhe më pas vendoseni në frigorifer.
Hapi i dytë: Qumështi i artë
- 1 filxhan me qumësht bajameje
- 1 lugë gjelle me vaj kokosi
- 1 lugë gjelle me mjaltë
- 1/4 lugë gjelle me pastën e shafranit të Indisë
Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit (përveç mjaltit) në një tas me nxehtësi të mesme, përziejini në mënyrë konstante, por mos e lini përzierjen që të ngjisë. Shtoni mjaltin për ta ëmbëlsuar dhe pija juaj do të jetë gati. Ndryshimet do t’i vini re shumë shpejt.
Kjo përzierje është tepër efektive për të mbajtur lëkurën të shndritshem dhe sigurisht larg rrudhave!
Nëse ndonjë nga përbërësit ju bën alergji, konsultohuni më përpara me mjekun!
Burimi: www.healthyfoodvision.com/https://shendeti.com.al


