Ja çfarë thonë stomatologët për zbardhjen e dhëmbëve

 

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Tani që stina e verës po vjen, një nga dëshirat më të mëdha të njerëzve janë dhëmbë me bardhësi perfekte. Bardhësia e dhëmbëve tregon kujdes ndaj vetes dhe ju zbukuron pamjen.

zbardhje dhembeshSipas mjekut stomatolog Michael Friedman, njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm për shëndetin e tyre oral. Kjo do të thotë se zbardhja e dhëmbëve nuk është një proces i përhershëm, që të zgjasë në kohë ju duhet të kujdeseni për ushqimet, pijet dhe higjenën orale. Shkalla e bardhësisë ndryshon nga individi në individ dhe lloji i sistemit zbardhues që përdoret.

Produktet zbardhuese që i përdorni vetë në shtëpi kanë në përmbajntje 10 – 22% karbamide peroksidi, e cila është e barabartë me 3% peroksid hidrogjeni. Ndërsa në klinikat dentare produktet për zbardhjen e dhëmbëve kanë në përmbajtje 15 – 43% peroksid hidrogjeni, prandaj dhe rezultati është më i shpejtë dhe më i arrirë.

Nëse doni të zbardhin dhëmbët duhet të zgjidhni gjithmonë një klinikë të specializuar për të kryer këtë veprim, në të kundërt ajo mund të shkaktojnë probleme në shëndetin oral.

Ja personat që nuk rekomandohen të kryejnë zbardhim profesional të dhëmbëve:

  • Gratë shtatzëna
  • Fëmijët nën moshën 16 vjec
  • Personat që kanë dhëmbë të ndjeshëm dhe janë alergjikë
  • Personat që kanë probleme me mishërat e dhëmbëve dhe kanë smalt të zhveshur
  • Duhanpirësit sepse rezultati mund të zhduket pas disa ditësh/javësh

Mbushjet, kurora dhe restaurimet (si urat, mjetet lidhëse etj) që mund t’i jenë bërë dhëmbit nuk duhet të përfshihen në procedurën e zbardhimit. Njerëzit që kanë restaurime të shumta në dhëmb duhet të pyesin dentistin përpara se t’i nënshtrohen proceduës së zbardhjes së dhëmbëve, edhe nëse vendosni t’i zbardhi ato në shtëpi sepse mund të cojë në zbardhje të pabarabartë të dhëmbëve.

Efektet anësore që lidhen me zbardhjen e dhëmbëve:

Dy janë efektet anësore që hasen shpesh në zbardhjen e dhëmbëve, por që janë të përkohëshme. Në orët e para pas zbardhimit mund të keni ndjeshmëri të dhëmbëve dhe acarim të indeve të buta të gojës, veçanërisht mishrave.

Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse doni t’i nënshtroheni kësaj procedure:

Nëse keni bërë një seancë zbardhimi, ndalojeni atë për 2-3 ditë sepse duhet t’i jepet kohë dhëmbëve për t’u përshtatur me procesin e zbardhjes.

Me këshillën e stomatologut merrnin një pastë dhëmbësh me përmbajtje të lartë nitratesh kaliumi që është veçanërisht për dhëmbë të ndjeshëm dhe ndihmon në qetësimin e mbaresave nervore të dhëmbëve.

Mos pini kafe, çaj, verë apo produkte të tjera ngjyruese për 24 orë.

Burimi:  Web MD , Dr. Michael Friedman

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës