Ja çfarë thonë studimet për ata që përdorin telefonin gjatë gjithë kohës

Është e vërtetuar tashmë: nëse përdorni telefonin celular gjatë një darke familjare është shumë bezdisëse për të gjithë.

tele phNjë studim i ri nga “Pew Research Center” ka gjetur se 88% e të anketuarve thonë se telefoni nuk duhet të përdoret gjatë darkave familjare. Një përqindje edhe më e madhe, 94%, thonë se përdorimi i telefonit celular është i papërshtatshme gjatë takimeve, ndërsa 95% thonë se nuk duhet të përdoret në teatro dhe 96% thonë se nuk duhet të përdoret gjatë shërbimeve fetare.

Në përgjithësi, 82% e të anketuarve thonë se duke përdorur një telefon në mjedise shoqërore humbet vëmendja nga biseda.

Ka disa kontekste në të cilat njerëzit mendojnë se përdorimi i telefonit është i përshtatshëm. 75% e të anketuarve thanë se përdorimi i telefonit nuk përbën problem në transportin publik, dhe 74% thanë se mund të përdorni  telefonin ndërsa prisni autobuzin./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?