Ja cilat fruta kanë më shumë sheqer

Frutat janë shumë të mira. Ka fibra dhe lëndë ushqyese të tjera që ju nevojiten. Por gjithashtu ka sheqer natyral, dhe disa kanë më shumë se të tjerët.

Mango: Për shembull, një mango ka 45 gram sheqer, nuk është zgjedhja më e mirë nëse po përpiqeni të humbni peshë. Ndoshta shijoni disa feta vetëm, por jo një të tërë.

Rrushi: Një filxhan prej tyre ka rreth 23 gram sheqer. Cka do të thotë se është shumë. Mund t’i hani ato më ngadalë nëse i prisni përgjysmë dhe i ngrini. Ato do t’ju ngjajnë si një ëmbëlsirë.

Qershi: Ato janë të ëmbla dhe kanë sheqer: Një filxhan prej tyre ka 18 gram. Nëse mbushni një tas të madh me to, mund të harroni se sa hani, duke qenë se janë shumë të shijshme, kështu që tregoni kujdes.

Dardha: Një dardhë e mesme ka 17 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të mbani dietë, mos e hani të gjithën, thjesht vendosni disa feta dhe shoqërojini me kos.

Shalqi: Një fetë e mesme ka 17 gram sheqer. Ai përmban 70% ujë dhe ka minerale të veçanta të quajtura elektrolite që janë pikërisht ato që i nevojiten trupit. Thjesht mos hani më shumë se dy feta shalqin.

Fiq: Dy të mesme kanë 16 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të mbani një sy mbi përdorimin e sheqerit, shpërndani djathë mbi to përpara se ti konsumoni.

Banane: Një banane e mesme ka 14 gram sheqer. Copëtojeni gjysmën e bananes duke e shoqëruar me gjalpë kikiriku./ webMD/

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit