Ja cilat janë benefitet e bamjeve në shtatzëni

Bamja është një perime  plot me kalcium dhe mund t’ju ofrojë përfitime të mrekullueshme shëndetësore. Një nga këto përfitime është dhe  shtatzënia e shëndetshme.

Kjo perime është e mbushur me vitaminë C, vitaminë B dhe ndikon në parandalimin e defekteve të lindjes, si dhe ëshët një komponent i rëndësishëm në rritjen e fëmijës.

Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje i cili është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12. Ajo përmban 123 mg kalcium dhe 216 mg kalium, të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut. Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës.

bamja ndihmon në parandalimin e diabetit, pasi luan rol të rëndësishëm në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Ndihmon në problemet e frymëmarrjes si astma: Bamjet janë të Ja cilat janë benefitet e bamjeve në shtatzënipasura me vitaminë C e cila mund të kufizojë zhvillimin e simptomave të astmës dhe parandalon probleme më të thella.

Parandalon aneminë: Hekuri, folate dhe vitamina K, të cilat ndodhen me shumicë tek bamjet, ndihmojnë në formimin e hemoglobinës duke garantuar mbrojtje supreme kundër anemisë.

Ul kolesterolin: Bamjet, jo vetëm promovojnë shëndet të mirë ndihmojnë tretjen e ushqimit, por ulin  edhe nivelet e kolesterolit./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur