Ja cilat janë dhimbjet e kokës që nuk duhet të injoroni!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+’: Elena Beta

Secili prej nesh duhet të përpiqet të jetojë shëndetshëm. Këtu janë llojet e dhimbjes së kokës që nuk duhet t’i injoroni asnjëherë:

Dhimbje në njërin sy: është zakonisht shenjë se mund të keni bllokim ose ënjtje të arteries që furnizon trurin me gjak. Pasojat janë të vjella dhe marramendje.

Dhimbje të forta: nëse ndjeni dhimbje të mprehtë në kokë, papritur, sigurisht që nuk është shenjë e mirë. Kjo mund të tregojë se do të ketë gjakderdhje në tru. Kjo dhimbje ndodh papritur dhe minutat e para janë kritike!

Dhimbje koke dhe vizion i paqartë: nëse dhimbja e kokës, shoqërohet me humbjen e orientimit, kjo është shenjë serioze që mund të kërcënoheni nga një goditje në tru.

Dhimbje koke pas stërvitjes: kjo lloj dhimbje koke, që ndodh pas aktivitetit fizik, tregon mundësinë e një tumor ose aneurizëm (bllokim i arterieve).

Dhimbje koke që gjatë 24 orëve përkeqësohet në mënyrë drastike: dhimbje koke që nuk ndalet brenda 24 orëve, por, përkeqësohet, mund të tregojë  mundësi të larta për t’u prekur nga një goditje. Menjëherë te mjeku!./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet