Ja cilat janë kombinimet më të suksesshme të ushqimeve për një shëndet më të mirë!

Përgatiti për ëëë.shendeti.com.al: Elena Beta

mollwËshtë e rëndësishme të kombinohen disa ushqime për t’ju mbrojtur nga shumë sëmundje. Prandaj, ne ju këshillojmë të filloni mënjëherë vendosjen e këtyre ushqimeve të kombinuara në dietën tuaj..

Çaj jeshil dhe limon: Janë të dobishme për një zemër të shëndetshme dhe ulin rrezikun për t’u prekur nga  kanceri. Çaji jeshil dhe limoni janë dy super ushqime që duhet t’i bëni çdo ditë pjesë të dietës tuaj. Fuqia e tyre rritet kur konsumohen të kombinuara.

Çaj jeshil dhe piper i zi: për të ulur disa centimetra nga beli. Studimet kanë treguar se piper i zi rrit thithjen e Epigallocatechingallate (EGCG) me  130%. EGCG është substancë në çaj jeshil qe përshpejton djegien e kalorive.

Vezë + speca të kuq: për lëkurë të bukur. Specat e kuq janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Për shkak të sasisë së lartë të vitaminës C, rekomandohen të konsumohen nga gratë të cilat vuajnë nga lëkura e thatë.

Domate dhe brokol: si një mbrojtje e fortë kundër kancerit. Domatet dhe brokoli përmbajnë substanca antikancer, por kur konsumohen sëbashku, ofrojnë mbrojtje më të madhe kundër kesaj semundje.

Domate dhe vaj ulliri:  kombinim i fuqishëm për lëkurë të mirë dhe rritje të imunitetit. Nëse hani domate me vaj ulliri, do të keni ndryshime pozitive në cilësinë e lëkurës.Vaji i ullirit ndihmon në thithjen e lykopeneve,( njihet si antioxidant fuqishëm) qe gjendet në sasi të mëdha tek domatet e gatuara.

Burimi: healthyfoodunion / shendtei.com.al

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj