Ja cilat janë mënyrat më të mira që parandalojnë plakjen e gjoksit!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

veze+2Plakja e gjoksit është proces i natyrshëm që lidhet me humbjen e elasticitetit me kalimin e moshës. Megjithatë, çdo grua është vazhdimisht në kërkim të mënyrave më efikase për të parandaluar këtë proces dhe për të gjetur një mënyrë për të mbajtur gjoksin të fortë sa më gjatë të jetë e mundur.

Ne ju vijmë në ndihmë duke ju sugjeruar disa nga mënyrat më efikase për të zgjidhur këtë problem:

Ushtrime: nëse vini re se gjoksi juaj po plaket, duhet të bëni rregullisht disa ushtrime për të vënë në lëvizje indet e gjirit, si dhe muskujt rreth gjoksit (këshillohuni me një instruktor palestre). Gjithashtu, mos harroni të vishni reçipeta mbështetëse apo sportive gjatë stërvitjes tuaj.

Shegë: ky frut i mrekullueshëm ka veti të fuqishme anti-plakje dhe në mënyrë efektive parandalon plakjen e gjoksit. Vaji i shegës përmban sasi të larta të fitonutrientëve që ofrojnë qëndrueshmëri të gjirit. Përdoreni këtë vaj për të masazhuar gjoksin para gjumit gjumit për 5- 10 minuta.

Vaji i ullirit: është i pasur me antioksidantë dhe acide yndyrore, të cilat rikuperojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen e gjoksit. Për më tepër, ky vaj i mahnitshëm do të rrisë mirëqenien e lëkurës tuaj. Vendosni pak vaj ulliri në pëllëmbë  dhe masazhoni gjoksin. Ky masazh duhet të zgjasë për 15 minuta dhe do të stimulojë në mënyrë efektive riparimin e qelizave, si dhe rrjedhjen e gjakut. Përsëriteni  këtë proces 4-5 herë në javë.

E bardha e vezës: për shkak të efekteve lëkurë-ushqyese,e  bardha e vezës është ë pabesueshme në parandalimin e plakjes së gjoksit. Një herë në javë, duhet të aplikoni ilaçin e mëposhtëm: rrihni 1 të bardhë veze derisa të krijohet shkumë dhe aplikojeni atë në sipërfaqen e gjoksit. Mbajeni për 30minuta. Lajeni lëkurën me kastravec apo lëng qepe dhe përfundimisht, me ujë të ftohtë.

Burimi: naturalcuresandhomeremedies.com.https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve