Kryefaqja Box 4 Ja cilat janë zakonet që ju dëmtojnë veshkat!

Ja cilat janë zakonet që ju dëmtojnë veshkat!

0
Shpërndaje

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

veshkaVeshkat janë ndër organet vitale të trupit, pasi funksioni i tyre është eliminimi i mbeturinave dhe toksinave nga trupi nëpërmjet urinës.

Kështu, ato rregullojnë nivelet e mineraleve, të tilla si kalcium dhe fosfat. Përveç kësaj, veshkat rregullojnë presionin e gjakut duke prodhuar hormonet themelore që janë të nevojshme për këtë funksion. Ato i shërbejnë trupit si një filtër natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat devijohen në fshikëzën e urinës. Në prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak. Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve. Ato gjithashtu prodhojnë hormone, duke përfshirë kalçitriol, reninë, dhe eritropoetinë. Disa zakone, në dukje të padëmshme mund t’i dëmtojnë shumë veshkat suke shkaktuar probleme serioze në shëndet.

Marrja e pamjaftueshme e ujit: Mungesa e ujit në trup mund të çojë në dëmtime të rënda të veshkave, Detyra kryesore e veshkave është t’i nxjerrin mbeturinat metabolike nga trupi dhe ta rregullojnë balancën e elektroliteve. Kur trupi nuk hidratizohet siç duhet, zvogëlohet qarkullimi i gjakut, gjë që në fund rezulton në akumulimin e toksinave në gjak.

Sasia e rekomanduar e ujit të përditshëm është të paktën 10-12 gota në rastin e personit të rritur. Megjithatë, sigurohuni të mos e teproni, pasi sasia e tepruar e ujit mund të ngurtësojë funksionin e veshkave.

Konsumimi i duhanit: Pirja e duhanit është një zakon shumë i dëmshëm, i cili dëmton të gjitha organet e trupit, duke përfshirë këtu dhe veshkat. Studime të shumta kanë gjetur një lidhje midis pirjes së duhanit dhe sëmundje të veshkave, dhe sipas shoqatës Amerikane të veshkave, pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjeve sëmundjeve renale.

Ky zakon i keq ngre presionin e gjakut dhe zvogëlon rrjedhjen e gjakut duke ngushtuar enët e gjakut në veshka. Për më tepër, përshpejton humbjen e funksionit të veshkave.

Një dietë e lartë në proteina: Përdorimi i tepruar i mishit të kuq dhe ushqimeve të tjera të pasura me proteina mund të përkeqësojë gjendjen e veshkave tashmë të dëmtuara. Ushqimet e pasura me proteina në thelb janë të shëndetshme, por jo në qoftë se keni veshka të dëmtuara dhe mjeku ju këshillon një konsum të zvogëluar të proteinave. Proteinat e tepruara janë ngarkesë për veshkat.

Injorimi i gripit dhe i ftohjes: Injorimi i ftohjes dhe i gripit mund të çojë në dëmtime në veshka. Studimet kanë treguar se njerëzit me sëmundje të veshkave gjithashtu kanë tendencë të shmangin pushimin derisa janë të sëmurë. Gjithashtu është vërtetuar se njerëzit me sëmundje të veshkave janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të motit.

Teprim në konsumimin e kripës: Procesimi i natriumit që e konsumojmë është një tjetër punë që kryhet nga veshkat tona. Kripa është burim i natriumit, dhe pjesa më e madhe e natriumit që e konsumojmë duhet të nxirret nga trupi. Kur hamë ushqime shumë të kripura, veshkat ngarkohen shumë për shkak se duhet ta nxjerrin një sasi të madhe të natriumit, dhe kjo në periudha të gjata mund të jetë e vështirë për veshkat.

Burimi: healthyfoodhouse / shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here