Ja cili është çaji që ju rrëzon në peshë për 10 ditë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shendeti Online: Elena Beta

bark-wwwPër shkak të vitaminave, mineraleve, acideve yndyrore dhe fibrave që përmban, fara e lirit është diçka që duhet të mbizotërojë në menynë tuaj. Kjo farë është e mrekullueshme për pastrimin e trupit nga toksinat dhe substancat e dëmshme, ul presionin e gjakut dhe zvogëlon oreksin.

Fara e lirit është një produkt i shkëlqyer në qoftë se doni  të arrini linja të përsosura, sepse ju ndihmon në shkrirjen e yndyrnave.

Nëse doni të arrini peshën e dëshiruar, ja si të përgatisni çaj me fara liri!

Përbërësit e nevojshëm:

  • 3 lugë fara liri
  • 1 litër ujë të valë

 Përgatitja:

Hidhni një litër ujë të valë mbi farat e lirit dhe lereni të qëndrojë gjatë natës. E pini në mëngjes, dhe do të përfitoni një lëng të trashë.

Pini 150 ml çaj, gjysmë ore para vakteve, 3 deri 4 herë në ditë. Pijeni atë 10 ditë me radhë dhe pastaj bëni një pauzë prej 10 ditësh.

Me konsumimin e rregullt të kësaj pije ju do të vini re ndryshime të rëndësishme në lëkurë, e cila do të jetë më e ndritur, më elastike si dhe më e fortë. Dhe çfarë është edhe më e rëndësishme, kjo nuk do të ndryshojë kur të humbni peshë.

Kujdes: Kjo pije nuk rekomandohet për njerëzit që kanë probleme të mëlçisë dhe gurë në veshka.

Burimi: yourhealthycupoftea

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?