Ja ç’thonë studimet rreth mënyrave më të mira të gjumit!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Problemet e gjumit janë të zakonshme në njerëz të të gjitha moshave. Ja si të veproni për të fjetur mirë dhe për t’u zgjuar të çlodhur:

gjume mungesaShkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo mëngjes.

Përdorni shtratin vetëm për të fjetur dhe për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shmangni leximin ose zakone të tjera kur jeni në shtrat.

Ndërprisni kafen, sidomos pas orës 2:00 në drekë.  Për disa njerëz, madje edhe një filxhan i vetëm kafe në mëngjes do të thotë një natë pa gjumë.

Jini fizikisht aktiv, lëvizja e rregullt si ecje, vrapim apo not, siguron përfitime të rëndësishme shëndetësore. Por, nëse keni në plan të ushtroheni, bëjeni  në fillim të ditës. Ushtrimet në orare të vona, shkaktojnë ndryshime fiziologjike që mund të prishin cilësinë e gjumit.

Burimi: http://www.health.harvard.edu/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet