Ja ç’thotë mjekësia tradicionale kineze lidhur me ushqimet e përshtatshme për stinën e verës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kivi 9Stina e nxehtë e verës, për shkak të temperaturave të larta duhet të shoqërohet nga të gjithë ju me konsumimin e një dietë të shëndetshme me përmbajtje të lartë frutash apo ushqimesh që përmbajnë sasi të larta uji. Faza më e nxehtë e verës nis nga 18 korriku dhe përfundon në 16 gusht.  Gjatë kësaj faze djersitemi më shumë, për këtë duhet të konsumojmë ushqimet e duhura për ta furnizuar trupin sa më parë me materialet e humbura. Por specialistët e mjekësisë kineze nuk janë plotësisht dakord me këtë, ata thonë se konsumin e ushqimeve në sasi të pakët dhe ushqimet e përshtatshme për këtë fazë janë çelsi për zëvendësim të energjve të humbura përmes djersës…

Konsumi i ujit dhe lëngjeve: mjekësia tradicionale kineze i kushton vëmendje të madhe bashkërendimit të “Yin”-it dhe “Yang”-ut, lidhjes së ngushtë mes trupit të brendshëm dhe natyrës së jashtme. Dimri është stina e “Yin”-it dhe vera është stina e “Yang”-ut. Në stinën e nxehtë të verës, energjia “Yang” e trupit është edhe më e madhe. Ajri i ftohtë që grumbullohet brenda trupit mund të asgjësohet ose largohet më lehtësisht. Në fazën “San Fu” do të djersitemi më tepër dhe do të kemi më shumë etje. Prandaj, konsumi i rregullt me ujë është thelbësor gjatë kësaj faze për të mbajtur trupin të hidratuar.

Ushqimet e tharta dhe të ëmbla: temperatura e lartë në verë shkakton etjen e shpeshtë. Prandaj, duam të pimë shumë ujë ose pijet e freskta në këtë fazë. Akumulimi i ujit të tepërt brenda organeve të brendshme mund të ndikojë tek funksionet e tretjes e tek shpretka, e cila pëlqen mjedis të thatë. Prandaj, oreksi ynë ndryshon gjatë kësaj faze.

Sipas opinioneve të mjekësisë kineze për ruajtjen e shëndetit, ushqimet e tharta dhe të ëmbla mund të stimulojnë oreksin. Për shembull, ananasi dhe rrushi.

Ushqimet që frenojnë problemet e brendëshme: vera e nxehtë mund të shkaktojë probleme të brendëshme duke shkaktuar shqetësime, ankth, stres dhe pagjumësi. Po ashtu gjatë kësaj faze mund të ndihemi më impulsivë. Këto fenomene janë quajtur si probleme emocionale në verë. Prandaj, ushqimet që frenojnë këto probleme janë domatja, trangulli dhe perimet e tjera të freskta. Po ashtu qumështi është një pije e mirë që favorizon energjinë “Yin”.

Ushqime të veçanta në stinën e verës:

Pjeshka

Në kulturën kineze, pjeshka është simboli i jetëgjatësisë dhe lumturisë. Në tregimet e romanet e lashta kineze, pjeshka është përshkruar si frut magjik, personat që konsumojnë pjeshkë jetojnë gjatë.  Sipas mjekësisë tradicionale kineze, pjeshka ka shije të thartë dhe të ëmbël. Ajo favorizon shëndetin e mushkërisë dhe zemrës, mund të stimulojë sekretimin e pështymës dhe të asgjësojë etjen. Ky frut mund të nxisë metabolizmin në zorrë dhe të pastrojë mbetjet e akumuluara në zorrë, po ashtu pjeshka favorizon energjinë jetike “chi”.

Shalqiri

Shalqiri është një frut shumë i përshtatshëm gjatë stinës së verës. Ai na freskon dhe është një frut që shuan etjen. Mbi të gjitha është i pasur në elemente ushqyese dhe është i mire për shëndetin.

Shalqiri është një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash C, A dhe B. Për më tepër ai përmban kalium dhe minerale të tjera si hekur, kalcium magnez dhe fosfor. Uji tek shalqiri ndihmon në hidratimin e trupit, gjatë muajve të nxehtë.

Pjepri

I pasur me ujë ai ndihmon në mënyrë domethënëse hidratimin e organizmit tuaj, sidomos në verë, kur temperaturat janë tepër të larta. Ju mund të përzieni një tas kos pa yndyrë me një pjesë pjepri për një minivakt të shëndetshëm me pak kalori, i cili ju ndihmon të mbani gjendjen e duhur të hidratimit: ndër të tjera kjo përzierje është pastruese për organizmin.

Kivi

Kivi është i pasur me fibra dietike dhe është një zgjedhje shumë e shëndetshme për të gjithë. Ngrënia e kivit është e qartë për një zgjedhje të shëndetshme, dhe kjo veçanërisht në stinën e verës.

Burimi: Healthyfood/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës