Ja disa mënyra interesante për të humbur yndyrën në bark!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

gjethe menteUshtrimet në shtëpi apo dhe dietat, ndonjëherë bëhen të mërzitshme. Ju duhen mënyra të reja, argëtuese për të humbur peshë, prej së cilave nuk do të hiqni dorë pas disa ditësh. Ja disa mënyra interesante të cilat s’duhet t’i lini pa provuar.

Nuhasni gjethe mente: studimet tregojnë se nëse nuhasni gjethe mente çdo dy orë për pesë ditë, uria do të ulet natyrshëm. Kjo aromë e fortë e bën trurin të mendojnë për diçka tjetër dhe jo ushqim.

Çokollatë në mëngjes: kjo nuk do të thotë të hani një çokollatë të tërë për mëngjes. Pasi të hani mëngjesin e rregullt hani pak çokollatë. Shija e saj e ëmbël do të zhdukë dëshirat për të konsumuar ushqim më vonë.

Hani përpara pasqyrës: mundohuni të uleni përpara një pasqyre kur hani. Studimet kanë treguar se duke parë veten gjatë ngrënies, mund të bëheni më të vetëdijshëm për kaloritë që konsumoni.

“Belly dance”: nëse dëshironi të humbisni yndyrë në bark, vallëzimi me bel është i përkryer për ju. Jo vetëm do të humbni peshë, por do të tonifikoni muskujt e barkut dhe do të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Pra, kërcimi mban larg stresin dhe dhjamin!

Burimi: http://prernashealthguide.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve