Ja disa përdorime surprizuese të çajit, që do ju lehtësojnë jetën

Fryrja e syve: Nëse gjumi i keq gjatë natës shfaqet në fytyrë në formën e syve të fryrë, do ju vijnë në ndihmë disa bustina çaji me kafeinë. Vendosni bustinat e cajit në ujë të ngrohtë njësoj sikur të jeni duke përgatitur çaj, pastaj vendosini në frigorifer për disa minuta që të ftohen. Një qese mbi secilin sy për 5 minuta lehtëson fryrjen.

Lëkura e irrituar: Nëse po përballeni me një skuqje të dhimbshme, e cila ju krijon kruajtje, një vaskë e mbushur me çaj të zi ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe qetësimin e lëkurës. Hulumtimet tregojnë se veshjet e lagura të bëra me çaj të zi funksionojnë mirë në trajtimin e sëmundjeve të tjera të lëkurës që mund të shkaktojnë skuqje apo kruajtjes, si dermatiti i fytyrës.

Lëndimet e vogla: Caji i zi ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe lehtësimin e enjtjes të shkaktuar nga gërvishtjet e vogla. Hapeni bustinën e çajit, zieni dhe lëreni të ftohet, pastaj lyeni zonën e dëmtuar për disa minuta.

Lehtëson dhimbjen e dhëmbëve: Nëse keni dhimbje dhëmbi, një qese e ngrohtë me çaj mente ju lehtëson dhimbjen nëse e mbani mbi dhëmbin e lënduar për disa minuta.

Lehtëson dhimbjen nga ushqyerja me gji: Bustinat e çajit shërbejnë edhe si kompresë për të ndihmuar nënat të lehtësojnë thithkat e lënduara. Hulumtimet tregojnë se aplikimi i saj në zonë për 15 minuta, katër herë në ditë, rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon të shëroheni më shpejt.

Zhbllokon poret: Një pastrim i bërë nga gjethet e çajit jeshil pastron lëkurën me vaj dhe ndihmon të hiqni qafe pikat e zeza. Pastroni butësisht fytyrën për 2 deri në 3 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët. Pastaj thajeni fytyrën dhe përdorni hidratues./webMD/

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore