Ja gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë pasi keni konsumuar ushqim (vaktet)

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Nëse doni të qëndroni të shëndetshëm dhe të merrni të gjitha vlerat ushqyese të ushqimeve që keni konsumuar, mos bëni këto veprime menjëherë pasi keni ngrënë bukë:

veprime-pas-ushqimitMos pini duhan: disa studime kanë treguar se pirja e duhanit menjëherë pas buke rrit dëmin që shkakton duhani në organizëm deri në 5-fish më shumë.

Mos pini çaj: nuk është i vërtetë fakti se një çaj jeshil apo çaj limoni menjëherë pas vaktit do t’ju ndihmojë të tretet ushqimi më shpejt. Përkundrazi, nëse konsumoni çaj menjëherë pas vaktit, rritet aciditeti i stomakut dhe tretja e ushqimit bëhet më e ngadaltë.

Mos bëni aktivitet fizik: aktiviteti fizik duhet të fillojë rreth 1 orë pas konsumimit të vaktit. Kjo për arsyen se trupi ka nevojë për qetësi për ta përpunuar ushqimin dhe më pas për ta tretur.

Mos flini gjumë: gjumi direkt pas ushqimit shkakton probleme me tretjen dhe ushqimi do të akumulohet në dhjamë në trup.

Mos bëni dush: pas ushqimit, dushi ul qarkullimin e gjakut në zonën e barkut dhe proçesi i tretjes bëhet më i vështirë. Këshillohet të bëhet dush 1-2 orë pas konsumimit të ushqimit.

Burimi: My Healthy Life Guide

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet