Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Serotonina është një kimikat që përdoret si neurotransmetues për trurin. Njerezit e metabolizojnë serotoninën nga një aminoacid ose nga një gjysëm proteine e quajtur triptofan. Studimet tregojne se serotonina ka efekt madhor mbi humorin e njerzve prandaj për të rritur sa më shumë nivelin e saj duhet të konsumoni disa ushqime të veçanta:
Merrni vitaminë B: Vitamina B6 ndihmon në funksionin dhe zhvillimin e serotoninës në tru. Vitamina B6 ka efekte të shumta në kimikatet e trurit, kështu që njerëzit që janë të prirur për t’u prekur nga stresi duhet të shtojnë një produkt B-kompleks në dietën e tyre. Vitamina B6 dhe B12 janë të dy efektive në reduktimin e simptomave të depresionit. Revista Amerikane “Clinical Nutrition” ka publikuar një studim që ka treguar se nëse dieta plotësohet me vitamina B, mund të përmirësojë gjendjen e personave të prekur nga depresioni apo simptomat depresive.
50 deri në 100 miligram është doza e rekomanduar ditore e vitamonës B-kompleks.
Meditoni:
Studime të shumta shkencore kanë treguar se meditimi ju jep përfitime fizike dhe psikologjike. Meditimi rrit prodhimin e serotoninës. Ka një numër të praktikave meditative, të cilat do të përmirësojnë prodhimin e serotoninës.
Praktika më e dobishme për rritjen e serotoninës, është Meditimi Transcendental (TM).
Sipas studiuesve TM është një stimulues i fuqishëm në rritjen e niveleve të serotoninës. Meditimi ul nivelet e kortizolit në tru dhe është jashtëzakonisht i aftë për të shkaktuar një relaksim të trurit. Një tjetër praktikë meditues në lidhje me rritjen e niveleve të serotoninës është reduktimi i stresit.
Burimi: healthyhousetips / shëndeti.com.al


