Ja mitet që keni besuar për gjumin!

Shumë gjëra që kemi besuar rreth gjumit janë plotësisht të gabuara. Njihuni me të vërtetat e këtij procesi kaq të rëndësishëm, nëpërmjet rrëfimeve të ekspertëve të gjumit.gjume 5

Mund të flini më pak se 8 orë gjatë natës: për disa njerëz mund të jetë normale, por shumica duhet të flenë shtatë deri në tetë orë gjatë natës. “Pasojat fillestare mund të jenë të lehta, të tilla si ulje të aftësive njohëse, rritje e nervozizmit apo dëshirë për ushqime jo të shëndetshme. Por, me kalimin e kohës pasojat mund të jenë shumë të rënda, si rritja e tensionit të gjakut dhe rreziqeve për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti,”  thotë Daniel Barone, specialist i gjumit në Nju Jork.

Të zgjuarit gjatë natës tregon se nuk po flini mirë: “E vërteta është se ne kalojmë nëpër fazat dhe ciklet e gjumit gjatë natës, dhe është normale që të zgjohemi (për pak kohë) në mes të cikleve. Në qoftë se ndiheni relativisht të çlodhur gjatë ditës, zgjimi për pak kohë gjatë natës nuk është ndonjë gjë për t’u shqetësuar”, thotë Haley Byers, specialiste e certifikuar në çështjet e gjumit.

Ju vjen gjumë kur jeni të mërzitur: “Mërzitja në fakt ju privon nga gjumi”, thotë Rafael Pelayo, profesor tek “Qendra për Shkencat e Gjumit” në Stanford.

Nuk duhet të flini me televizorin ndezur: “Televizioni është përdorur shpesh si zbavitje, dhe ne duam të bëjmë diçka qetësuese, që ta na shkëpusë nga ngjarjet e ditës, ndërsa po përgatitemi për të fjetur”, thotë Michael Breus, specialist i gjumit.

Truri qetësohet kur flini: “Gjumi është i rëndësishëm jo vetëm për trurin, por edhe për trupin. Një studim i fundit ka treguar se qelizat e yndyrës të marra nga zona e barkut përgjigjen ndryshe ndaj insulinës pas një periudhe të humbjes së gjumit, duke sugjeruar se gjumi mund të jetë një rregullator i rëndësishëm i metabolizmit të energjisë në indet periferike. Plus, ka faza gjatë gjumit kur truri është mjaft aktiv, aq aktiv sa është gjatë orëve kur jeni zgjuar. ” thotë Erin Hanlon, kërkues shkencor në departamentin e endokrinologjisë në Universitetin e Çikagos./ Burimi: http://greatist.com

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta / Redaktoi: Blertina Koka

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm