Ja në çfarë temperaturë duhet uji ndërkohë që bëni dush! (Shumica prej jush zgjedhin temperaturën e gabuar)

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

dushShumica prej nesh preferojnë të bëjnë dush me ujë të ngrohtë, ka edhe nga ata që preferojnë ujë me temperatuara më të larta duke shkaktuar kështu skuqje të lëkurës e cila mudn të jetë tepër e dëmshme për shëndetin. Ekspertët, duke u bazuar në studime rekomandojnë për të gjithë dushin em ujë sa më të ftohtë…Ja arsyet pse uji i ftohtë është i shëndetshëm për trupin.

Nuk është me rëndësi nëse bëni dush në darkë apo në mëngjes, kontakti me ujin e ftohtë, do t’ju sigurojë frymëmarrje të thellë, do të ndihmojë ngrohjen e trupit dhe gjithashtu do të ndikojë në depërtimin e oksigjenit në organizëm.

Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave të bardha të gjakut duke forcuar imunitetin. Për këtë arsye ka më pak mundësi që të prekeni nga ftohja dhe gripi, madje edhe nga disa forma të kancerit.

Uji i ftohtë përshpejton metabolizmin dhe aktivizon djegien e qelizave yndyrore. Shumë shpejt do të vini re se jeni duke u dobësuar .

Dushi ftohtë nxit prodhimin e hormoneve që janë të dobishme kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Megjithatë, nuk rekomandohet ndryshimi i papritur i ujit gjatë dushit. Përpiquni të kaloni nga temperatura e ngrohtë në të vakët dhe më pas në temperatura më të ftohta.

Kur është fjala për flokët dhe lëkurën, një nga mënyrat më të lehta për t’i mbajtur të bukura është uji i ftohtë. Uji i ngrohtë e than lëkurën, ndërsa uji i ftohtë hap poret, duke mos lejuar që papastërtitë të depërtojnë brenda shtresave më të thella të lëkurës.

Uji i ftohtë gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut. Një dush me ujë të ftohtë ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe ndihmon në hapjen e arterieve.

Burimi: Healthy food/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve