Ja për çfarë mund ta përdorni lëkurën e portokallit!

Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta

lekure portokLëkura e frutave është një thesar i vërtetë kur vjen puna për vlerat ushqyese dhe vitaminat që mund të përfitohen prej saj. Një frut tepër i rëndësishëm për shëndetin është dhe portokalli dhe sidomos lëkura e tij. I pasur me vitaminë C, portokalli sjell benefite të mrekullueshme në shëndetin tuaj.

Nxit humbjen në peshë:

Lëkura e portokallit ka shije të hidhur, dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve nuk e konsumojnë. Është burim fibrash dhe përmban pak kalori. Studimet tregojnë se lëkura e portokallit mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të oreksit, si dhe ndihmon në parandalimin e grumbullimit të indit yndyror.

Përmirëson punën e sistemit tretës:

Lëkura e portokallit është burim për pektinë dhe taninë. Këta përbërës marrin pjesë në parandalimin e kapsllëkut dhe lehtësojnë kalimin e ushqimit përmes sistemit të tretjes.

Parandalon lloje të ndryshme të kancerit:

Disa studime kanë treguar se lëvorja e portokallit mund ta ulë rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit, të lëkurës dhe atë të zorrës së trashë. Lëvorja e portokallit nxit eliminimin e toksinave nga sistemi tretës dhe pastron organizmin.

Skrab për trupin:

Lëkura e porokallit mund ët përdoret edhe si skrab për trupin.Vendoseni në një fashë një lëvore portokalli, lidheni dhe përdoreni për të fërkuar trupin gjatë dushit. Ky trajtim do ta bëjë lëkurën tuaj më të butë dhe më të shkëlqyeshme.

Burimi: goodmorningcenter/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve