Ja për çfarë ta përdorni lëngun e kastravecit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

kastra4Lëngu i kastravecit është mjaft i preferuar, nga adhuruesit e lëngjeve bio, duke u klasifikuar si një nga lëngjet më natyrale dhe të shëndetshme. Kastravecat bëjnë të mundur rritjen e flokëve dhe forcimin e thonjve të dëmtuar.

Ato kanë sasi të lartë uji dhe vitaminash, si dhe janë shumë të preferuara në rast se vuani nga dehidratimi i organizmit.

Për shkak se kastraveci përmban elektrolite që i duhen trupit, të hash më shumë kastravec të ndihmon të hidratosh qelizat dhe të lehtësosh mbajtjen e ujit.

Antioksiduesit dhe vitamina C dhe A në kastravec e bëjnë atë një ushqim të shkëlqyeshëm për kurimin e psoriasit dhe problemeve të tjera të lëkurës. Vitaminat, karbohidratet dhe materiet ushqyese të shumta që gjenden në kastravec janë burim shumë i mirë natyral për të shtuar energjinë atëherë kur ndiheni të lodhur.

Pra, duke marr parasysh të gjitha këto dobi shëndetësore që kastraveci ofron, nuk do koment që të konsumosh kastravecin më shumë është më mirë për shëndetin. Kastraveci shkon shumë mirë me sallata dhe perime tjera dhe nuk duhet lënë anash. Një mënyrë e shijshme si të konsumohet kastraveci është të prihet në rrathë, grini qepë, pak kripë dhe piper si dhe salcë kosi. Për ju që jeni intolerant ndaj laktozëz, në vend të kosit hidhni vaj ulliri dhe uthull sezonal, në mënyrë që të përfitoni një sallatë që do shkojë me çfarëdo ushqimi.

Burimi: Healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve