Ja perimet plot vlera, që këshillohet të konsumohen gjatë verës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

bishtajaeBishtajat janë një prej perimeve më të freskëta e të gjelbra, më të shëndetshme për njeriun. Kur bishtajat vilen të papjekura plotësisht, bizelet brenda tyre janë një burim i pasur folati, fibre dhe vitamine K.

Ngjyra e tyre e gjelbër e ndezur na bën shpesh të mendojmë që bishtajat nuk kanë sasitë e nevojshme të pigmenteve antioksiduese shumëngjyrëshe siç është edhe karotenoidi.Kjo është një ide e gabuar.

Studimet e fundit kanë konfirmuar që bishtajat janë të pasura me luteinë, beta karoten, violaksanthin dhe neoksanthin. Sasia e karotenoideve tek bishtajat është pothuaj e njëjtë tek produktet e tjera siç janë karrotat apo domatet.

Arsyeja përse njeriu nuk i percepton këto elementë është sepse bishtajat janë masa e karotenoideve është ndjeshëm më e përqendruar tek bishtajat dhe për shkak të ngjyrës së ndezur të gjelbër. Burimet e tjera të karotenoideve janë produktet me ngjyrë siç janë portokalli, karrotat, kajsitë, mangot, patatet, spinaqi, lakra jeshile etj.

Kujdes: Bishtajat mund të shkaktojnë alergji. Ka disa njerëz që janë alergjikë ndaj legumeve, ndaj nëse jeni të predispozuar ndaj alergjive konsultohuni me një mjek para se t’i konsumoni.

Burimi: healthyfood /shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës