Ja përse duhet të konsumoni kos në mëngjes

Ilma Lamçe

Kosi është një nga ushqimet më të konsumuara nga shqiptarët. Ai mund të përdoret në forma të ndryshme dhe i kombinuar me produkte të shumta. Kosi mund të hahet siç është, mund të bëhet dhallë, tarator, mund të kombinohet me fruta të ndryshme. Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12. Kosi është gjithashtu i rekomandueshëm për fëmijët, ku sipas një studimi të fundit fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Por mjekët këshillojnë që kosi të konsumohet në mëngjes për të përfituar vlerat që ai ka.

Forcon kockat. Nëse hani një filxhan me kos në mëngjes keni marr kalciumin e duhur që shërben për forcimin e kockave.

Largon bakteret. Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës. Personat që vuajnë nga fryrjet në stomak ose diarrea, duhet të hanë kos që në mëngjes.

Përmirëson tretjen. Konsumi ditor i tij në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Mbron imunitetin. Kosi mbron dhe forcon imunitetin. Kjo ndodh sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës sepse kaliumi që ai përmban ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Infeksionet. Kosi është një aleat shumë i mirë i grave (përmban lactobacile) sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore