Ja problemet shëndetësore që tregojnë thonjtë tuaj

Thonjtë mund të na japin informacion të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Shpesh anomalitë që shfaqen në thonj kanë si shkak sëmundje të lëkurës apo infeksionet e ndryshme.

Por veç kësaj thonjtë mund të jenë tregues i problemeve të tjera shëndetësore. 

Thonjtë e bardhë

Kryesisht thonjtë e bardhë janë tregues i problemeve me mëlçinë, ndoshta hepatit. Nëse edhe gishtat nuk duken mirë, ky është tjetër tregues i mosfunksionimit të mëlçisë.

thonjThonjtë e verdhë

Infeksionet fungale janë shkaku tipik i thonjve të verdhë. Edhe pse rrallë, thonjtë e verdhë mund të jenë shenjë e një sëmundje më të të rëndë, të tillë si:

  • Çrregullim i gjendrës tiroide
  • Sëmundje e mushkërive
  • Diabet
  • Psoriasis

Thonj të zbehtë

Nëse thonjtë duken jashtëzakonisht të zbehtë, kjo është shenjë e një gjenjde të rëndë që mund të lidhet me probleme të tilla si :

  • Anemi
  • Probleme me zemrën
  • Sëmundje të mëlçisë

Thonj me valëzime

Thonjtë me valëzime mund të jenë shenjë e hershme e psoriasis ose artritit inflamator. Në këtë rast lëkura nën thua bëhet e kuqe.

Thonj të kaltër

Thonjtë ngjyrë të  kaltër mund të jenë një tregues i mungesës së oksigjenit në trup. Thonjtë në këtë  mund të tregojnë për një problem të mushkërive, të tilla si emfizemë.

Thonj të brishtë

Një nga shenjat e çrregullimit të gjendrës tiroide janë edhe thonjtë e brishtë që shpesh çahen. Nëse kjo shoqërohet edhe me një ngjyrë të verdhë, gjendja është ndoshta resultat i një infeksioni fungal.

Vija të errëta nën thua

Vijat e errëta nën thua kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor, sepse shpesh shkaktohen nga melanoma, kancer i lëkurës.

Kafshimi i thonjve

Të hash thonjtë nuk është vetëm një zakon i keq. Nganjëherë ky ves mund të tregojë ankth kronik ose çrregullime të tjera të cilat mund të trajtohen me sukses.

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Formular Aplikimi
Si ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë?
BUTRINTI – Lufta e radhës së qytetit antik  
Ja dieta ideale për parandalimin e sëmundjeve të trurit (Alzhaimer, plakjen e trurit etj)
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni, ja përse
Thonjtë dhe shëndeti: Çfarë tregon ngjyra e tyre?