Ja produkti që është pjesë thelbësore e dietës së përditshme, por që shkatërron organet vitale të trupit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Në këtë postim do t’ju shpjegojmë se si një nga produktet më të përdorura të dietës së përditshme mund të dëmtojë rëndë organet vitale të trupit si veshkat, zemrën, arteriet dhe mund të çojë deri në vdekje. Sipas një raporti të publikuar nga një organizatë e quajtur “Presioni i Gjakut në Mbretërinë e Bashkuar” u konstatua se ky produkt ishte kripa. Përveçse kripa mban shumë ujë në trup, ajo mund të çojë në rritjen e presionit të gjakut, dëmtimin e veshkave, zemrës, trurit dhe arterieve.

organetEfekti i kripës në veshka: veshkat janë një nga organet më të rëndësishme të trupit sepse mundësojnë filtrimin e gjakut dhe largimin e toksinave nga trupi. Sasia e sodiumit në veshka rritet me futjen e tepërt të kripës në gjak dhe kjo gjë pengon ekuilibrin për funksionimin normal të veshkave.  Në këto rrethana aftësia e veshkave për të hequr ujin e tepërt dhe toksinat nga trupi zvogëlohet. Kjo gjë mund të çojë në sëmundje të veshkave deri në dëmtim të tyre

Efekti i kripës tek arteriet: sasia e lartë e kripës në trup përveçse shkakton presion të lartë të gjakut, nga ana tjetër ushtron edhe presion në arterie. Në këtë mënyrë nëse merrni më shumë kripë seç duhet ajo i bëj muskujt e mureve të arterieve më të fortë dhe më të trashë, gjë e cila çon në zvogëlimin e hapsirave të nevojshme brenda arterieve të vogla. Kur një gjë e tillë ndodh, organet e trupit që furnizohen me gjak nuk janë të afta të marrin sasinë e duhur të gjakut dhe oksigjenit. Në këto raste organet mund të dëmtohen dhe kjo mund të rezultojë fatale.

Efekti i kripës në zemër: nëse konsumoni shumë kripë qelizat e zemrës nuk janë në gjendje të funksionojnë në mënyrë të përkryer pasi kripa nuk lejon marrjen e sasive të mjaftueshme të lëndëve ushqyese.

Përveç këtyre kripa është një faktor negativ për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Ajo mund të rezultojë e rrezikshme edhe në tru, pasi i bën qëlizat e trurit të mos marrin oksigjenin e nevojshëm, gjë e cila mund të çojë deri në sëmundjet e rënda të trurit. Asnjëherë mos e teproni me sasinë e kripës në dietën e përditshme, ajo duhet të konsumohet në sasi të moderuar./ www.shendeti.com.al / Burimi: realfarmacy

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi