Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: D.Bardhi
Gungat kockore tek këmbët përveçse nuk janë aspak estetike, ato tregojnë shumë edhe për shëndetin tuaj. Këto gunga mund të shfaqen si pasojë e një diete të varfër ushqyese, metabolizmi të dobët, infeksionet reumatike, veshja e këpucëve të papërshtatshme (si për shembull të ngushta dhe me numër të vogël).Gungat dalin përgjithësisht në pjesën e fundme të gishtit të madh dhe mund të kthehen në një “mankth” për çdo individ sepse bëhen të dhimbshme dhe nuk ju gjenden këpucët e përshtatshme. Ja një recetë natyrale që redukton këtë problem:
Receta 1: merrni disa gjethe dafine dhe valojini në 300 ml ujë. Hidheni lëngun në një kavanoz dhe lëreni të qëndrojë për një ditë. Në mëngjes, esëll pini një filxhan nga ky lëng dhe më pas pijeni në porcione të vogla gjatë gjithë ditës të gjithë lëngun. Çdo ditë përgatitni lëng të freskët. Përsëriteni trajtimin për 7 ditë rrjesht. Ky lëng do të lehtësoje dhimbjen që kshaktojnë këto gunga.
Receta 2: merrni 5 gjethe të mëdha dafine dhe grijini imët. Hidhini në një kavanoz dhe shtoni 100 ml alkool (96%). Lëreni masën e krijuar të qëndrojë për 2 ditë. Pas këtyre ditëve, lyejni gungat me ilaçin natyral të krijuar 3 herë në ditë, derisa ato të reduktohen./ Burimi: healthdigezt


