Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Pse disa këngë na nguliten në mendje për një periudhë të gjatë kohore?
Sipas një studimi afatgjatë, i pari i këtij lloji, lidhet gjithçka me kombinimin e tempit ritmik, melodive të lehta për t’u memorizuar dhe diçka pak e papritur.
Ky studim është përqendruar tek disa nga këngët më popullore me “faktorin ngjitës” dhe na jep këshilla se si mund t’i heqim nga mendja.
Meloditë që nuk mund t’i heqim nga mendja njihen nga komuniteti shkencor si imazhe të pavullnetshme muzikore. Ka shumë këngë të luajtura në radio që na ngelin në mendje, por deri tani nuk ka pasur asnjë studim shkencor që të vërtetojë përse disa këngë janë më ngjitëse se të tjerat.
Kelly Jakubowski, doktore e filozofisë, më parë ka punuar si profesoreshë te Universiteti i Londrës, ka kryer një studim mes viteve 2010-2013, ku, së bashku me një ekip tjetër hulumtuesish shkencorë kanë pyetur 3 mijë persona për këngët që ju mbeten më shumë në mendje, dhe i kanë krahasuar me veçoritë melodike të këngëve të tjera që ishin më popullore në atë kohë (bazuar në renditjen muzikore britanike).
Ata zbuluan se këngët që “ngjisnin” më shumë kishin ritëm më të shpejtë dhe, mbi të gjitha, konture melodike shumë të përgjithshme.
Këto këngë kanë zakonisht disa intervale unike dhe të pazakonta, si hapa muzikore ose fjalë të përsëritura, që i dallojnë nga shumë këngë pop.
Jakubowski jep si shembull refrenin e këngës “Bad Romance” të Lady Gaga, fjalët hyrëse të këngës “Smoke On The Water” të Deep Purple etj.
“Studimet tona tregojnë se ju mund të parashikoni se cilat këngë do të mbesin në kujtesën e njerëzve bazuar tek përmbajtja melodike e këngës”, thotë Jakubowski, e cila është punon aktualisht si asistente kërkimi në Departamentin e Muzikës tek Universiteti Durham.
“Kjo mund t’i ndihmojë tekst shkruesit ose producentët të shkruajnë një tingull që ta memorizojnë njerëzit për disa ditë ose muaj.
Fjalët, videoklipi dhe asociacione të tjera mund të ngulisin gjithashtu një këngë në mendje.
Sipas hulumtuesve shkencorë, këto janë 9 këngët që nguliten më shpejt në mendje:
- Bad Romance – Lady Gaga
- Can’t Get You Out Of My Head – Kylie Minogue
- Don’t Stop Believing – Journey
- Somebody That I Used To Know – Gotye
- Moves Like Jagger – Maroon 5
- California Gurls – Katy Perry
- Bohemian Rhapsody – Queen
- Alejandro – Lady Gaga
- Poker Face – Lady Gaga
Burimi: Time / https://shendeti.com.al/


