Ja pse duhet ta nisni mëngjesin me një gotë ujë esëll

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Shumica e njerëzve e fillojnë mëngjesin me ushqime, kafe apo çaj. Nëse e nisni mëngjesin me një gotë ujë esëll dhe më pas me konsumimin e mëngjesit apo kafes, ju do të keni disa përfitme shëndetësore. Kjo rutinë duhet të vazhdojë për të paktën 2 javë, çdo ditë në mënyrë që të vini re ndryshimet.

Ja pse duhet ta nisni mëngjesin me një gotë ujë:

ujeDetoksifikon trupin: uji do t’ju ndihmojë të pastroni trupin nga toksinat e dëmshme si dhe uji nxit shpërbërjen e ushqimeve në stomak, për pasojë do t’ju përmirësohet funksioni i traktit tretës. Për të nxitur tretjen provoni të pini ujë ambienti dhe jo të ftohtë.

Nxit metabolizmin: konsumimi i ujit që në mëngjes do t’ju ndihmojë të nxisni metabolizmin dhe ta filloni ditën më me energji.

Qetëson dhimbjet e barkut: uji përmirëson qarkullimin e gjakut, relakson muskujt, qetëson dhimbjet e përgjithshme të barkut, sidomos dimbjet menstruale.

Ndihmon në rënie peshe: uji i ngrohtë do të ishte ideal nëse doni të bini në peshë. Uji i ngrohtë përshpejton metabolizmin dhe nxit djegien e yndyrnave.

Nxit qarkullimin e gjakut.

Ngadalëson proçesin e plakjes: rrudhat dhe problemet e tjera të lëkurës vijnë si pasojë e dehidratimit. Një gotë ujë në mëngjes, eleminon toksinat nga trupi, rrit elasticitetin e lëkurës dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës