Ja pse duhet të hani 1 vezë në ditë: përfitimet që i sjell trupit dhe sëmundjet që parandalon

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Veza është konsideruar si një nga ushqimet më të shëndetshme për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve dhe përfitimeve të tjera shëndetësore që mbart. Nëse i shtoni dietës suaj të përditshme një kokërr vezë ja përfitimet që do të merrni:

Përmirëson shëndetin e trurit: vezët janë të pasura me kolinë, vetëm një vezë në ditë mund t’ju japë 35% të nevojave të përditshme për këtë element. Kjo lëndë ushqyese është e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe parandalon sëmundjet neurologjike të tilla si sëmundja Alzheimer apo çmendurinë.

vezeParandalon kancerin e gjirit dhe sëmundjet e zemrës: departamenti Ushqimit në Universitetin e Karolinës së Veriut ka kryer një studim që tregonte për përfitimet e dobishme të vezës në shëndetin e zemrës. Sipas këtij studimi rezultoi se një vezë në ditë mund të parandalonte sëmunjdet e zemrës dhe rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit.

Ju ndihmon të bini në peshë: edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se përmbajtja e lartë e yndyrës në vezë mund t’i shëndoshë, në fakt nuk është e vërtetë. Veza është një nga ushqimet më të mira që ndihmon në djegien e yndyrës në bark. Një kokërr vezë në mëngjes do t’ju japë proteinat e nevojshme dhe do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë.

Forcon kockat dhe muskujt: vezët janë një nga burimet e rralla të vitaminës D, e cila në kombinim me kalciumin forcon kockat dhe parandalon osteoporozën. Veza përmban proteina të cilat janë të balancuara dhe të përsosura për ndërtimin e muskujve të fortë dhe rinovimin e indeve të muskujve.

Përmirëson shëndetin e syve: e verdha e vezës përmban antioksidantë të fuqishëm, lutein dhe zeaxantinë, elementë këto mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të syve.

Burimi: Healthy Advisor Group

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru